Çalja kthehet në Shqipëri si kampion: Rezultat historik, kam dhe një objektiv në karrierë

Briken Çalja u shpall kampion Bote në shkëputje në Botërorin e peshëngritjes në Uzbekistan, ndërkohë që nuk arriti vetëm për 1 kg të merrte medalje ari dhe në dygarësh. Ditën e sotme kampioni mbërriti në Shqipëridhe nuk e fshehu kënaqësinë për këtë arritje historike.

“Jam shumë i lumtur, pasi ishte një rezultat historik, me një medalje ari dhe dy argjendi, që vijnë për herë të parë për Shqipërinë. Normalisht kjo ishte dita e shqiptarëve dhe ndihem shumë mirë.

Mendova gjithë sakrificat që kam kaluar, karrierën time, familjen time dhe njerëzit me të cilët punoj, por edhe njerëzit që më kanë mbështetur, të cilët edhe i falënderoj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padiskutim dhe kur mendoj sakrificat, më vjen shumë mirë që më janë shpërblyer, megjithatë të shohim përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi i radhës? E vetmja gjë që më ka ngelur pa u realizuar ,është të marr një medalje olimpike, që shpresoj ta arrij”, tha Çalja për Supersport.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?