“Camp Nou” bëhet makth, Barcelona pëson humbjen te tretë radhazi në shtëpi (VIDEO)
Barcelona pëson humbjen e dytë në tri javët e fundit në kampionat. Katalanasit mbrëmjen e sotme u mundën minimalisht 0-1 nga Rayo Vallecano.
Ndeshja u vendos nga një gol në minutën e 6-të. Alvaro Garcia kontrollon mjaft mirë një top në hyrje të zonës dhe arrin që ta dërgojë në kuadrat.
Barcelona me gjithë përpjekjet nuk mundi që të gjente as golin e barazimit. Për Vallecanon është një fitore që vlen shumë në luftnë për mbijetesë. Në shtëpi kjo ishte humbja e tretë radhazi për Barcelonën. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

