Cana bind Pandev për transferimin e sulmuesit të njohur te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka bërë goditjen e madhe të merkatos së verës, arritur një marrëveshje për afrimin e sulmuesit Ljupçe Doriev. Ky i fundit është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku ka shkëlqyer me Akademija Pandev këtë sezon.

Shkëndija e donte me çdo kushte lojtarin dhe tani thuhet se është arritur marrëveshja mes palëve. Sipas “sportmedia.mk”, për bërë të mundur kalimin e sulmuesit të majtë te Shkëndija, ka punuar edhe Lorik Cana, i cili duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira që ka me Goran Pandev, ka folur dhe e ka bindur që Doriev të kalojë te ekipi tetovar.

24-vjeçari i cili është edhe pjesë e Maqedonisë së Veriut, do të jetë pjesë e Shkëndijës nga sezoni i ardhshëm, me zyrtarizimin që pritet të vijë shumë shpejt.

SHKARKO APP