Cana: Kumbulla të luajë me qetësi, me fat që jemi organizator të një kompeticioni

Ambasadori i Conference League dhe një prej legjendave të kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana foli për Supersport në sheshin Skënderbej, teksa theksoi se do të dëshironte të ishte në fushë, ndërsa shtoi se priste në finale Marseillën ish-ekipin e tij.

“Jane emocione mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi yt është një organizator i këtij kompeticioni. Për të treguar një vend të ngrohtë dhe futbolldashës, që i pret në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, ky kompeticion i ri do të ketë një nisje me këmbë të mbarë.

A do të doje të ishe në fushë? “Patjetër, çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale europiane. Unë kam mbërritur deri në çerekfinale, e shihnin si një kpompeticion të tretë, por është i jashtëzakonshëm dhe në finale janë dy skuadra të mëdha. U mërzita që nuk kaloj Marseille sepse do të prisja tifozët këtu. Duke qenë lacial nuk bëj dot tifoz për Romën, por duke pasur Marashin aty brenda…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshillë për kumbullën? “Nuk kam luajtur finale europiane, por finale kam luajtur. Ka qenë finalja e fundit kundër Romës me Lacion dhe kemi fituar, është një djalë me shumë potencial. Ka fatin që shumë herët ka shkuar në një klub të madh dhe nëse do të ketë minuta të luajë me qetësi, do të ketë tifozët e vet dhe i uroj më të mirën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshjet me Romën? “Sfida me Romën ndjehet shumë, unë kam qenë para dhjetë viteve në finale kundër tyre me Lacion. 26 maj 2013, ishte në finale e Kupës së Italisë dhe unë kam qenë në fushë dhe e kemi fituar dhe aty kemi treguar që qyteti është i lacialëve. Shumë prej tyre e kanë për herë të parë në Shqipëri, duhet të flasin mirë për mikpritjen e vendit tonë dhe finalja të kaloj sa më mirë dhe të jetë një pikënisje për Shqipërinë”.

Himni i Romës i jashtëzakonshëm? “Fakti që vijnë dy tifozeri të mëdha tregon rëndësinë e ndeshjes, mbetet në histori se është e para. Kemi çfarë të tregojmë dhe krenohemi duke shpresuar që njerëzit të kënaqen”, u shpreh Cana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?