Cana mes legjendave të Marseille në miqësoren ndaj UNICEF (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme u luajt miqësorja midis legjendave të Marseille dhe ekipit të UNICEF, e cila u mbyll në shifrat 7-4.
Mes legjendave si Didier Drogba,Ravanelli,Robert Pires, Desailly , Djibril Cisse, Nasri etj, u vu re dhe prezenca e ish-kapitenit së Shqipërisë, Lorik Cana.
Ish-kapiteni i Kombëtare sonë ka luajtur për ekipin francez gjatë viteve 2005-2009, ku madje ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.
Cana ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Marseille në atë kohë, ku ka zhvilluar 122 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

KOHA JONË SONDAZH

