Cana për “Corriere dello Sport”: Shqipëria vend i sigurt dhe mikpritës!
Ambasadori i Conference League, Lorik Cana ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i sigurt dhe mikpritës. Duke folur për “Corriere dello Sport”, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare theksoi se kjo është një mundësi e mirë që të gjithë të njohin Shqipërinë.
“Shqipëria është një vend shumë mikpritës dhe i sigurt, tifozët e Romës do të kalojnë shumë mirë këtu. Është nder i madh për ne që presim këtë finale. Kjo është mundësia që të gjithë të njohin Shqipërinë.”-tha Cana.
Roma dhe Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania”, për finalen e parë të Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

