Cana “vajton”, Ivanoviç “qesh”, De Biasi: Humbja “që djeg”

Stadiumi, "Elbasan Arena", 8 tetor 2014

Shqipëri-Serbi 0-2

Shënues: Kolarov 90’, Ljaiç 93’

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria : Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Cana, Agolli, Lenjani (Meha 82’), Lila (Kaçe 46’), Basha, Memushaj, Xhaka, Balaj (Cikalleshi 69’). Trajner: Gianni de Biasi

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia: Stojkoviç, Tomoviç, Ivanoviç (Tosiç 65’), S.Mitroviç, Kolarov, Tosiç, Milivojeviç, Matiç (Fejsa 73’), A.Mitroviç, Tadiç (Sulejmani 54’, Ljajiç. Trajner:

Gjyqtarë: Nikola Ricoli, Elenito di Liberatore, Mauro Tonolini (Itali)

 Kartonë të verdhë: Cana, Agolli/ Milivojeviç, Tomoviç

Grupi I

Shqipëri-Serbi                               0-2

Kolarov 90’, Ljajiç 93’

Portugali-Danimarkë                      1-0

Moutinho  67’

Ndeshjet e fundit – 11 tetor 

18:00 Armeni – Shqipëri

18:00 Serbi – Portugali

Klasifikimi          N             Gv          P            

Portugalia            7             5              18

Danimarka          8             3              12

Shqipëria             7            2              11

Serbia                   7          -4            4

Armenia               7           -6            2

De Biasi: Humbja në minutat e fundit, “që djeg”

Një dhimbje që na djeg pasi vjen në minutat e fundit, ashtu si me Portugalinë, por mbi të gjitha vjen në momentin më të papërshtatshëm, kur të gjithë prisnim të festonim në fund.” Ky ishte edhe konkluzioni i De Biassit, pas ndeshjes. – “Skuadra luajti mirë deri në momentin e pësimit të golave, por ishte vetëm një episode që na ndëshkoi. Në  momentin që kemi rënie fizike, ndaj dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. Tashmë duhet të analizojmë situatën dhe të ndreqim gabimet,” – shtoi ai. Bëjmë gabime të cilat nuk na falen. Me Kaçen pata një moment nervozizmi, por mendoj se bëri një ndeshje të mirë. Duhet të ndryshojmë komplet lojën me Armeninë dhe të fitojmë pasi është një mundësi që kësaj here nuk mund ta lemë të na ikë. Duhet të bëjmë maksimumin dhe të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Kur hedh në fushë lojtarë të freskët natyrisht pres shumë nga ata.” Megjithatë, dëshpërimi i trajnerit italian nuk mund të fshihej sikurse ishte i natyrshëm gëzimi i kolegut të tij serb Çurçiç që iu gëzua në fund dy golave dhe fitores së parë në këtë fushatë eliminatore, skuadrës së tij.

 

Lorik Cana: Nga dëshira e madhe për fitore, gabuam në fund

Kapiteni Lorik Cana, i cili merr edhe pjesën më të madhe të përgjegjësisë në çdo ndeshje tha pas humbjes, se u fliste më shumë shokëve që të paktën të mbrojnë barazimin, pasi ishte marrë vesh që Portugalia po fitonte ndaj Danimarkës. Keqardhje për tifozët, pasi minimalisht nuk duhej humbur takimi.  “Ishin minutat e fundit të ndeshjes dhe po merrnim sinjale nga trajneri që të mbanim pozicionet prapa që të mos ndëshkoheshim me ndonjë kundërsulm. U fola atyre që kisha afër. Por nga dëshira e madhe për të shënuar patjetër, gabuam në prapavijë. E dinim që Portugalia kishte shënuar, e morëm vesh nga ovacionet e publikut. Ndoshta duhet të kisha këmbëngulur më shumë që të flisja me lojtarët që të mbanin pozicionet e tyre dhe mos rrezikonin në fund duke kërkuar patjetër golin. Të vjen vërtet keq, sepse u bënë dy ndeshje radhazi që humbim në fund. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm të fitojmë me Armeninë. Do e kishim më të lehtë nëse do kishim marrë një barazim me Serbinë, por nuk mund të kthejmë asgjë pas”, – tha Cana.

Hysaj: Të shfrytëzojmë shansin e fundit, ndaj Armenisë

Pas përfundimit të takimit me Serbinë, mbrojtësi i kuqezinjve, Elseid Hysaj shprehet i mërzitur për humbjen e pësuar në “Elbasan Arena”. “Sigurisht që jam i mërzitur, pasi ishim duke dominuar ne. Po bëjmë gabime të cilat duhet të mos i përsërisim më. Gjithsesi ne po rritemi në çdo ndeshje. Kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Janë disa raste që Serbia i shfrytëzoi. Kemi dhe një ndeshje me Armeninë që mund të na japë kualifikimin për Francën. Kemi humbur në minutat e fundit, edhe mund të fitonim, por ky është futbolli”. Ndaj Armenisë, në ndeshjen e fundit, ai shtoi: “Forcat i kemi, nuk do të dorëzohemi, do të japim maksimumin për të arritur objektivin. Edhe falë tifozëve të cilët duhet të na mbështesim akoma, dhe do t’ja dalim. Tani nuk duhet të mbajmë mendjen tek humbja me Serbinë, por duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Është një mundësi e artë që duhet ta marrim shumë seriozisht”.

Kapiteni serb

Ivanoviç: Shpresoj të jenë tre pikët e kthesës për ekipin tonë

Kapiteni i Serbisë, Ivanoviç, doli i dëmtuar nga fusha pas pjesës së parë, por nuk mundi të fshihte gëzimin e fitores pas ndeshjes. – “Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe.  Atmosfera ishte shumë e zjarrtë dhe ne e prisnim, por për fat nuk ndodhi asgjë. Presioni ishte  madh, por ne luajtëm futboll. Shpresojmë që këto të jenë 3 pikët e kthesës për ekipin tonë”, deklaroi Ivanoviç pas fitores.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?