Cannavaro: Jorginho do më kuptojë, Topin e Artë e meriton Lewandowski

Në vitin 2006, Topit i Artë u fitua nga Fabio Cannavaro, duke u shpërblyer për triumfin në Kupën e Botës me Italinë e tij. I kontaktuar së fundmi nga mediat italiane, ish-mbrojtësi ka folur për çmimin prestigjioz, i cili do të akordohet në javët në vijim nga revista “France Football”.

“Messi ka aq shumë sa mund të bëjë edhe pa të, edhe pse fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën. Jorginho do më kuptojë, Lewandowski e meritonte një vit më parë, ku nuk ju dha.

Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme në këto muaj të vështirë. Përtej çdo diskutimi, mund të them se kush e do futbollin, e do dhe Lewandowskin”, tha Cannavaro. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?