Cannavaro tregon “çelësin” e suksesit të Italisë së Mancinit

Fabio Cannavaro, kampion i botës dhe Top i Artë me Italinë në 2006-ën, ka folur për Italinë pas kalimit për në gjysmëfinalen e “Euro 2020”.

“Po festoj me kombëtaren, jam shumë i gëzuar me atë që po bëjnë djemtë. Analogji me 2006-ën? Në të gjitha kombëtaret që kam qenë forca jonë ka qenë gjithmonë grupi, që nga hera e parë në USA 94.

Mancini ka bërë një punë shumë të mirë në këtë aspekt: përveç lojës së mirë, ka ndërtuar një grup që ka vetëm një objektiv, fitoren. Kjo është një kombëtare që na argëton, që nuk jep kurrë përshtypjen se po vuan kur zbret në fushë”, ka thënë Cannavaro për Sky Sport.

SHKARKO APP