Capello analizon eliminimin e Interit: Pagoi shtrenjtë gabimet e Lukakut!
Interi e mbylli që në fazë gupeve aventurën në Champions League, pasi u mund nga skuadra e dytë e Barcelonës në ndeshjen e fundit në grup. Një epilog aspak i pritshëm për skuadrën italiane që zhgënjeu në momentin më vendimtar të sezonit. Ish-trajneri i njohur, Fabio Capello, i cili tashmë punon si analist në “Sky Sport” ka analizuar dështimin e zikaltërve.
“Këto janë ndeshje që nuk mund të dhurohen. Lukaku u prezantuar 3 herë përballë portierit, pa shënuar asnjë prej tyre. Inter pagoi këto gabime”, tha fillimisht italiani.
Më pas analiza e Capellos ndalet te vlerat e skuadrës katalanase: “Të përballesh me një skuadër që mund të shpikë një lojë në çdo moment. Pavarësisht se nuk ishin shumë të rrezikshëm, ata krijuan një shans në pjesën e parë dhe në të dytë, por Handanovic i ndali.
Ndaj një mbrojtje të improvizuar, që të lejonte që të shkojë në portë me një lehtësi të madhe, janë të shumta rastet e humbura. Dy raste në fraksionin e parë dhe tre në të dytën me Lukakun. Kundër një ekipi të tillë nuk mund të pushosh asnjëherë, sepse kualiteti i tyre është shumë i lart”, deklaroi Capello. /Rozalb Lika-Koha Jone/