Capello i jep shpresa Interit: Liverpooli jo aq i fortë sa disa muaj më parë
Interi do të përballet me Liverpoolin sonte në mbrëmje për fazën e 1/8-ve në Champions League. Fabio Capello mendon se zikaltërit kanë shanse ëpr të marrë një rezultat pozitiv, pas sipas tij skuadra e Klopp nuk është aq e frikshme sa më parë.
“Liverpooli aktual nuk është i njëjti ekip që ishte disa muaj më parë. Klopp tha se ishte skuadra e tij më e fortë? Epo, ai do të thoshte kështu, çfarë prisni të thotë? Portieri i Liverpool kohët e fundit ka qenë lojtari i ndeshjes në çdo ndeshje. Kjo tregon shumë për mënyrën se si ata po mbrohen”, tha Capello.
KOHA JONË SONDAZH

