Capello: Italia tani nuk ka kampionë, shpresoj të ringjallemi si në 2022

Në ditën e hedhjes së shortit të playoff-it për Kupën e Botës 2026, Gazzetta dello Sport ka intervistuar Fabio Capellon, i cili ka komentuar situatën e Kombëtares italiane dhe punën e bërë nga Gennaro Gattuso deri më tani.

Capello vlerësoi trajnerin e ri të Italisë, duke theksuar se Gattuso mori drejtimin e skuadrës në një moment të vështirë: “Gattuso mori ekipin pas dy ndeshjeve të para të grupit, arriti disa fitore dhe i dha skuadrës pak frymë dhe shpirt gare. Nuk pamë lojë të madhe apo personalitet të jashtëzakonshëm, por humbja ndaj Norvegjisë kishte lënë gjurmë të thella te lojtarët,” u shpreh ish-trajneri i Milanit.

Megjithatë, sipas Capellos, Gattuso ka bërë detyrën: “Rino bëri atë që duhej. Humbja me Norvegjinë na detyron të reflektojmë për kapacitetet tona reale. Kam dëgjuar çfarë u tha ai lojtarëve pas ndeshjes…”

Swiss Digital Desktop Reklama

Capello theksoi se Italia nuk ka më lojtarë të nivelit të lartë si në të kaluarën, ndaj duhet punuar te mentaliteti kolektiv: “Tani nuk kemi kampionë të mëdhenj, ndaj gjëja më e rëndësishme është të krijojmë mentalitet grupi. Por kjo është e vështirë, sepse historikisht Italia ka bërë mirë në turne të mëdha kur ka pasur bërthamën e një skuadre të fortë. Sot jemi pak të fragmentuar, çdo lojtar vjen nga realitete të ndryshme.”

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për ekipin që Italia nuk do të donte të përballej në playoff, Capello ishte i prerë: “Do të preferoja sërish Maqedoninë e Veriut, vetëm për revansh, pas asaj që ndodhi në 2022.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?