Capello: Juventus tregoi shenja lodhje që në ndeshjen ndaj Milanit!

Ish-trajneri i njohur Fabio Capello, tashmë në rolin e analistit sportiv ka komentuar fitoren e Napolit në Kupën e Italisë. Strategu italian është shprehur se ekipi torinez kishte shfaqur shenja lodhje që në gjysmëfinale.

“Finalen e Kupës e ndoqa me vëmendje. Juventus që në ndeshjen ndaj Milanit ishte shumë e lodhur në pjesën e dytë, ndaj Napolit ishte një konfirmim.

Të ankohesh që Juventusi kishte pak zëvendësime në dispozicion … Më shumë rëndësi ka cilësia dhe jo sasia. Ronaldo duhet të gjuante penaltinë i pari? Unë më të mirin do ta vendosja të katërtin.

Sarri edhe vitin e ardhshëm? Mendoj se po, është një trajner i përgatitur, Juventus është një makineri jo shumë e thjeshtë për t’u drejtuar”, u shpreh Capello. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP