Capello: Nuk e njoh Ragnick, Milani me të humbet një tjetër vit!

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello mendon se ardhja e Ralf Ragnick në krye të Milanit nuk është një zgjidhje për kuqezinjtë. Në një analizë që ka bërë “Radio Anch’io lo spor” ardhja e tij nuk e ndihmoj skuadrën, ndërkohë që i dha shpresa Napolit për duelin në Champions ndaj Barcelonës.

“Rangnick nuk e njoh nga afër. Di që në Gjermani ka bërë gjëra interesante, por jo gjëra të rëndësishme. Nëse vjen ai, Milani do të humbë një tjetër sezon, ndërsa po të konfirmohet Pioli dhe të bëhen 3-4 blerje interesante, atëherë sezonin e ardhshëm kuqezinjtë mund të luajnë për objektiva më të mëdha.

Napoli? Mund t’i hapë probleme Barcelonës, shpresojnë që të ruajnë këtë formë dhe ta vendosin në vështirësi.

Juventus? Ka qenë me fat sepse ndjekësit kanë bërë hapa të ngadaltë, përveç Atalantës. Loja e tyre ka qenë shumë e kursyer. Në Champions ndaj Lyon do të përfitojnë nga fakti që Lyon nuk luan në kampionat, por duhet të jetë i kujdesshëm sepse e fillojnë nga disavantazhi 1-0. Futbolli në Seria A nisi me ritëm të ngadaltë, ndërkohë qqë tashmë është rritur”, është shprehur Capello. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP