Capello: Ronaldo talenti më i madh që kam stërvitur, por më ka shkaktuar shumë probleme

Fabio Capello ka stërvitur shumë futbollistë të mëdhenj në karrierën e tij, por asnjë prej tyre nuk i ka shkaktuar më shumë probleme se Ronaldo Nazario te Real Madrid. Braziliani punoi me italianin për 6 muaj para se të shkonte te Milani në janarin e vitit 2007.

“Talenti më i madh që kam stërvitur ka qenë Ronaldo, por në të njëjtën kohë është edhe lojtari që më ka shkaktuar më shumë probleme në dhomat e zhveshjeve. Organizonte festa dhe bënte gjithçka.

Ruud Van Nistelrooy më tha ‘trajner, në dhomën e zhveshjeve vjen era alkool. Më pas Ronaldo shkoi te Milani dhe ne filluam që të fitonim, por nëse do të flisnim për talent, ai është më i madhi padyshim”, deklaroi Capello.

Strategu italian konfirmoi se marrëdhënia mes tyre është e mirë tashmë kur takohen apo flasin me njëri-tjetri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP