Carabao Cup/ Arsenali fiton aktin e parë gjysmëfinal ndaj Chelsea-t

Chelsea i drejtuar nga Liam Rosenior pësoi një humbje në shtëpi në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup, duke u mposhtur 2-3 nga Arsenali i Mikel Artetës në “Stamford Bridge”. Një rezultat që i jep avantazh të konsiderueshëm “Topçinjve” përpara ndeshjes së kthimit, e planifikuar më 3 shkurt në “Emirates”.

Arsenali e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me Ben White. Në fillimin e pjesës së dytë, Gyokeres dyfishoi shifrat në minutën e 49-të, duke e vënë Chelsean në vështirësi. Reagimi i londinezëve blu erdhi shpejt, me Garnacho që ngushtoi diferencën në minutën e 57-të. Megjithatë, Zubimendi riktheu avantazhin e dyfishtë për Arsenalin në minutën e 71-të.

Chelsea nuk u dorëzua dhe sërish Garnacho shënoi në minutën e 83-të, duke rihapur ndeshjen. Përpjekjet e fundit të vendasve nuk mjaftuan dhe Arsenali largohet nga Londra me një fitore të çmuar, duke hedhur një hap të madh drejt finales së Carabao Cup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?