Cardoso: Gati që të mbaj fanellën e rëndë të Partizanit!
Lucas Cardoso është më në fund gati të jetë për Partizanin ai futbollist që të gjithë prisnin të ishte në çastin kur në janar të 2018-ës u afrua nga maqedonasit e Pelisterit. Dëmtimet e penguan dukshëm tek demat, por tashmë duket se është gati për sezonin e ri.
“Jam shumë i lumtur që në ndeshjen e parë të sezonit të ri edhe pse një miqësore, ja dola të kontribuoja me një gol, dhe besoj se për mua personalisht është një fillim i përsosur. Kemi kryer rreth një javë stërvitje dhe më shumë rëndësi se gjendja ime, ka rëndësi skuadra. Kemi një trajner të ri që mund të ndryshojë plotësisht mënyrën e lojës. Po përgatitemi çdo ditë e më shumë për të qenë gati për startin e kampionatit.
Do jetë një garë e fortë, në një sezon ku përballë do të kemi skuadra me potencial të lartë. Unë personalisht jam gati, e kam të qartë se çfarë embleme përfaqësojmë dhe se sa e rëndë është fanella e Partizanit, por gjithsesi unë jam gati ta mbaj peshën e përgjegjësisë”, deklaroi futbollisti brazilian.