Carlos Bilardo ende nuk e di për vdekjen e Maradonës, familjarët kanë frikë për reagimin e tij

Carlos Bilardo, trajneri i Argjentinës kampion bote në vitin 1986, ende nuk e di që Diego Armando Maradona ka vdekur. Situata është delikate sepse për të Diego ishte si djali i tij dhe një lajm i tillë mund të ketë pasoja serioze në shëndetin e tij.

Bilardo është 82 vjeç dhe vuan nga një sëmundje neurodegjenerative, sindroma Hakim-Adams. Vëllai i tij, Jorge, zbuloi se në fillim anëtarët e familjes kishin menduar të mos i tregonin, por tani ata e kanë kuptuar se është shumë e vështirë ta fshehësh një lajm kaq të madh për shumë kohë.

Kjo është arsyeja pse ata vendosën t’ia zbulonin, duke përdorur të gjitha masat e nevojshme paraprake. Lajmin me shumë mundësi do i besohet Oscar Ruggerit, ish-futbollist kampione bote. Në fund, vëllai i tij, Jorge, zbuloi se Carlos tani jeton në një apartament afër familjes së tij dhe se ai i kalon ditët e tij duke parë seriale në Netflix.

 

SHKARKO APP