Casemiro zbulon prapaskenën: Në 2014-n isha pranë Interit
Casemiro është kthyer në një nga futbollistët më të pazëvendësueshëm në formacionin e Realit të Madridit në vitet e fundit. Gjithsesi fati i tij mund të kishte qenë në një ekip tjetër, pasi në të kaluarën ka qenë shumë pranë Interit. Ka qenë vetë braziliani që ka zbuluar prapaskenën e kësaj lëvizje.
“Në vitin 2014 mund të shkoja te Interi ose te Sevilla, por në fund zgjodha të shkoja te Porto pasi më bindi një telefonatë e Julen Lopeteguit. Ai është vendimi më i më i mirë që kam marrë në jetën time, sepse kur u ktheva te Reali isha një tjetër lojtar, shumë më ekspert”, deklaroi Casemiro.
Ai zgjodhi që t’i ngjiste shkallët me më shuam kujdes duke kaluar te Porto dhe më pas bëri hapin e madh, te skuadra merengues.