Casillas: Juventus ekip fantastik me Di Marian dhe Pogba
Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas së fundmi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ku ka komentuar dhe afrimet e Juventusit gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për Di Marian dhe Pogba, për të cilët mungon vetëm zyrtarizimi.
“Di Maria është goditje e shkëlqyer! Ai është fantastik, fleksibël dhe mund të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarët. Madje, Di Maria asnjëherë nuk ka pësuar dëmtime të rënda, është në formë të shkëlqyer.
Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për t’u përshtatur me Italinë, edhe për shkak të luhatshmërisë së tij. Në Europë ai ka luajtur gjithmonë në nivele të larta, në klube të mëdha.
Më pas me Chiesa-n, Vlahovic dhe Pogba, çfarë ekipi. Do të përgatitet në mënyrën më të mirë për Kupën e Botës. Di Maria do të shtojë ndjeshëm kualitetin e Juventusit në Itali dhe në Europë”, është shprehur legjenda e Spanjës.
KOHA JONË SONDAZH

