Casillas: Largimi nga Reali ishte gabim, me Mourinhon kisha probleme

Iker Casillas është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Real Madrid. Portieri spanjoll e cilëson largimin si një gabim nga të dyja palët.

“Ne të gjithë bëjmë gabime. Si unë ashtu edhe Real Madridi morëm vendime të gabuara. Largimi im ishte një zgjedhje e gabuar nga të dy palët. Nuk ishte vendim i mirë. Një ditë jam i sigurt se do ta korrigjojmë diçka të tillë.

Me Mourinhon kisha probleme dhe nuk kisha marrëdhënie të mira. Ai mendonte se unë nuk isha në nivelin e duhur për Realin, por nuk kam hatërmbetje me të”, deklaroi Casillas.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?