Casillas: Një muaj pas sulmit në zemër kisha frikë të ecja dhe flija!

Portieri i Portos, Iker Casillas ka folur për momentet e vështira që ka kaluar një vit më parë teksa i ra infarkt. Duke folur për mediat portugeze, ish-gardiani i njohur i Realit, ka deklaruar se muajt e parë ishin të vështira.

“Që kur kam përjetuar infarkt disa gjëra ndryshuan në mendjen time. Kam filluar që t’i japë më shumë vlerë çdo momenti. Shumë herë ne futbollistët nuk e bëjmë këtë gjë, nuk i japim vlerë asaj që kemi dhe nuk mendojmë se mund të bëjmë të lumtur shumë persona.

Pas sulmit në zemër, një muaj më pas, kisha frikë që të ecë, të flija apo të bëja ndonjë sforco fizike. Ishte e pamundur, ndihesha i trishtuar. Tani ndihem më mirë, por bëj shumë kura. Mendoj se vetëm mjekët mund të thonë për atë që duhet apo nuk duhet të bëjë”, deklaroi portieri i njohur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP