Castillejo zyrtarizohet te Valencia, por shikoni si e pret Gattuso (VIDEO)

Samu Castillejo është zyrtarisht lojtari më i ri i Valencia-s. Ishi i Villarreal dhe Malaga rikthehet kështu në Spanjë pas katër sezonesh në Serie A me Milan.

Projekti i Valencia-s bindi 27-vjeçarin, i cili kishte edhe oferta të tjera. Castillejo luajti 113 ndeshje dhe realizoi 10 gola me “kuqezinjtë”, ndërkohë që te Valencia ai do të gjejë edhe Gattuson që mori drejtimin e ekipit spanjoll dhe e kishte në listën e dëshirave.

Në rrjetet sociale madje është bërë virale një video, ku Gattuso e takon për herë të parë. “I përshëndete djemtë”, i thotë Gattuso dhe më pas e shtyn.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?