Ç’befasi! Reali e Ronaldo munden në Bilbao, Barça e Mesi kërkojnë kryesimin
Real Madrid mund ta shohë veten një pikë poshtë Barcelonës nëse nuk ndodh të djelën e pazakonta, pra katalanasit gabojnë në shtëpi me Rajo Valekanon. Reali kryesonte La Liga dy pikë para Barcelonës dhe 7 pikë para Atletikos së Madridit, para ndeshjeve të javës së 25-të në kampionatin spanjoll. Por Ronaldo me shokë u befasuan nga Bilbao në transfertë dhe humbën 1-0. Aduriz shënoi për Atletiko Bilbao, në ndeshjen ndaj Realit të Madridit, duke i dhënë një goditje të fortë ambicieve të Realit të Madrid , në garë për titullin kampion. Madrilenët kryesues të djelën janë përgatitur të zbresin në vend të dytë.
La Liga – Java e 26-të
Të premten
Levante – Eibar 2-1
Të shtunën
Deportivo-Sevilja 3-4
Atletic B. – R. Madrid 1-0
Elche –Almeria 1-0
22.00 Granada -Malaga
8 mars
12:00 Barcelona – Rayo Vallecano
17:00 Real Sociedad -Espanyol
19:00 Villarreal – Celta Vigo
21:00 Atletico Madrid -Valencia
9 mars
20:45 Cordoba – Getafe
Pogba, Barça bën gati 200 mln euro
Në merkaton e verës mund të thyhet rekordi botëror, sa i përket blerjes më të kushtueshme të një futbollisti në tërë historinë e lëvizjeve të lojtarëve. Nga Spanjë vjen një informacion i bujshëm sa i përket merkatos së ardhshme. Sipas gazetës “Sport”, Barcelona kërkon në ngulm Paul Pogba, blerjen e të cilit presidenti Josep Maria Bartomeu e konsideron vendimtare për fitimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Bëhet fjalë për një operacion që do t’iu kushtojë 200 milionë euro arkave të “blaugranave”. Gjithsesi, nëse gjithçka shkon sipas planeve të Bartomeut, Pogba do të zbarkonte të “Camp Nou” vetëm në vit.
KOHA JONË SONDAZH

