Çdo shqiptari të zakonshëm, sa kohë do t’i duhej për të fituar sa Ronaldo?!
Cristiano Ronaldo sot mbushi 30 vjeç dhe në këtë përvjetor të veçantë të tij, mediat botërore gjetën rastin me ideal për të bërë pesimist njerëzit normal, krahasuar me sukseset e tij. Prestigjozja britanike BBC, ka postuar një makinë që llogarit sesa vite i duhet një personi me të ardhura normale, që të fitojë pagën vjetore të Cristianos Ronaldos. Paralelisht pyetja shtrohet edhe për një shqiptar, me të ardhura të zakonshme, sesa kohë do t’i duhet të sigurojë të ardhurat e Cristiano Ronaldos, paga vjetore e të cilit llogaritet në 18 mln e 200 mijë euro në vit. Nëse paga mesatare mujore në Shqipëri do të merret 45.000 lekë (të reja), makina llogaritëse jep një këtë rezultat: një shqiptar me 45 mijë lekë (të reja në muaj) do t’i duhej të kishte lindur 30.346 vjet më parë, ose në vitin 28.331 para Erës së Re. Pra, një shqiptar i zakonshëm duhet të kishte lindur para Krishtit dhe të jetonte akoma sot, dhe tw punonte vazhdimisht që të fitonte para, aq sa Cristiano Ronaldo. Futbolli nuk ka as 200 vjet që është shpikur dhe Ronaldo me të drejtë mund t’i gëzohet kësaj loje.
KOHA JONË SONDAZH

