Ceferin konfirmon pjesëmarrjen në inaugurimin e stadiumit të ri: Një xhevahir i vërtetë!

Shqipëria do të luajë për herë të parë një ndeshje zyrtare në impiantin e ri të dielën në mbrëmje ku do të presë kampionët e Botës, Francën. Sipas asaj që ka lajmëruar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të jetë një nga të ftuarit e nderit për ndeshjen e parë zyrtare. Madje, vetë Ceferin ka folur në lidhje me këtë event.

 

“Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm. Stadiumi “Air Albania” është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”, u shpreh Ceferin.

Përfundimi i Arenës Kombëtare, e cila u financua pjesërisht nga UEFA, dëshmon për një angazhim të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të vendit të saj, duke ndërtuar kështu baza të reja.

 

SHKARKO APP