Ceferin sulmon sërish: Ku do të luajnë, në Superligë apo në Champions?

Aleksander Ceferin ka sulmuar ashpër tri klubet e mëdha që ende nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës. Në një intervistë për “The Daily Telegraph”, kreu i UEFA-s, u dha një mesazh të qartë Realit, Barcelonës dhe Juventusit.

“Kush ka minimumin e arsyes nuk do t’i shkojë në mendje të krijojë Superligën. Kam jetuar 48 orë stresuese, por më mirë që ndodhi kështu. Shumica e njerëzve injorantë në botë e kuptojnë që Superliga ka mbaruar dhe ishte një nga gjërat më të çuditshme që kam parë. Ata dolën me një njoftim për shtyp duke thënë “Superliga ende ekziston” dhe pastaj dy ditë më vonë ata  aplikuan për të luajtur në Champions League. Pra, ku duan të luajnë?

Tani ata kërcënojnë me letra duke na paralajmëruar që do të na denoncojnë … Në të vërtetë duhet të kenë shumë para për ta bërë … Nëse do të ishte kështu, duhet t’i investojnë në futbollin e femrave dhe të rinjve. Mendoj se po kërcënojnë nëntë klubet e tjera, pasi thanë që futbolli do të vdiste pa Superligën. Sa i çmendur!”, deklaroi Ceferin.

SHKARKO APP