Ceferin lavdëron vendimin e Bundesligës: Një shembull për të gjithë!

Bundesliga u bë kampionati i parë nga të mëdhatë që ka njoftuar zyrtarisht datën e rifillimit më 16 maj. Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin në një intervistë për mediat gjermane nuk i ka kursyer fjalët e mira për këtë vendim.

“Ishte rezultat i dialogut konstruktiv dhe një planifikimi të kujdesshëm mes autoriteteve futbollistike dhe politike. Kam besim që Gjermania do t’i furnizojë të gjithëve ne një shembull brilant se si mund të rikthejmë futbollin me entuziazëm, emocion dhe paparashikueshmërinë e tij në jetën tonë”.

Ky është një lajm i madh për të gjithë. Mendoj se është një hap gjigant përpara për të rikthyer optimizmin te njerëzit. I uroj të gjithë atyre që janë të përfshirë në futboll një sukses të madh”, u shpreh numri një i futbollit evropian.

SHKARKO APP