Ceferin mesazh për krerët e Federatave: Do të dalim më të fortë pas pandemisë!

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, u ka dërguar një letër falenderimi të gjitha federatave që po bashkëpunojnë në këtë periudhë të vështirë. Bota e futbollit ka ndalur kampionatet për shkak të koronavirusit, pasi askush nuk do të rrezikohet shëndeti i lojtarëve dhe tifozëve.

“E gjithë bota e futbollit, por edhe shoqëritë tona do të dalin më të forta pas pandemisë. Unë e di që kjo situatë nuk është e lehtë në disa prej shteteve të prekura, por së bashku do t’ia dalim. Ne do të jemi pranë secilës federatë në këtë kohë të vështirë”, tha presidenti Čeferin.

Lajmi në lidhje me mesazhin e shpërndarë nga UEFA u publikua në grupin e medias së Federatës Shqiptare të Futbollit. Presidenti Armand Duka ka shprehur miratimin e tij për masat e marra nga Ceferin.

 

SHKARKO APP