Ceferin motivon klubet europiane: Të bashkuar mund të fitojmë!

“E ardhmja është në duart tona”. Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, foli në një video konferencë në Asamblenë e Përgjithshme të 24-të të ECA-s, ku shprehu krenarinë e tij për mënyrën se si bashkësia evropiane e futbollit punoi për të përfunduar garat kombëtare dhe kontinentale dhe theksoi rëndësinë të një qasjeje të unifikuar mbi reformat që rinisin përpara vitit 2024.

“Besimi ynë i ndërsjellë dhe partneriteti ynë i fortë do të na çojnë së shpejti të identifikojmë mënyra për të konsoliduar historinë e jashtëzakonshme të suksesit të kompeticioneve të klubeve në UEFA. Nëse jemi të bashkuar, futbolli do të fitojë”, deklaroi Ceferin. /Koha Jone/

SHKARKO APP