Ceferin: Nëse është e vërtetë që Infantino është përfshirë te Superliga, s’mund të jetë më president i FIFA-s
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është kthyer të flasë për projektin e Superligës dhe për zërat që thonë se mbrapa projektit qëndronte presidenti i FIFA-s, Infantino.
“Infantino më ka garantuar se as ai dhe asnjë tjetër nga stafi i tij nuk ka qenë i pranishëm në takimet e zhvilluara për Superligën, se nuk dinte asgjë. Një president i FIFA-s që mbështet një projekt të tillë, nuk mund të ishte më president
Duhet t’i besoj FIFA-s. Të besoj se nuk janë ata mbrapa. Një projekt i çmendur si ai nuk do të ndodhë më”, tha presidenti i UEFA-s në intervistën për “The Sun”.