Ceferin: Stadiumi më i këndshëm në Ballkan, nuk mund t’ju premtoj se …
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur në konferencë për shtyp me rastin e ftesës speciale që ka marrë në Tiranë për inagurimin e stadiumit të ri, por nuk ka asnjë premtim për një finale të mundshme europiane në këtë impiant.
“Kam qenë edhe më parë këtu, me Kombëtaren e Sllovenisë, dhe humbëm 1-0. Dua ta harroj atë moment. Infrastruktura është e rëndësishme për sukses në futboll. Sonte është një sfidë e madhe për Kombëtaren tuaj. Ndeshja nuk mund të jetë shumë me rëndësi, por nuk luan çdo ditë me Kampionët e Botës. Më bëhet qejfi që UEFA bashkëpunon me ju, Armandi është miku im. Dua ta falënderoj për mbështetjen e tij, siç më falënderoi edhe ai mua.
Infrastruktura po përmirësohet. Problemi i të gjitha ligave të vogla, është se lojtarët shkojnë shpejt në liga të forta. Për mua, disa shkojnë edhe më herët se sa duhet. Jam i sigurt se rruga juaj është e duhur, dhe nuk e them për diplomaci. Me kaq pasion sa keni, do keni shumë sukses. Nuk mendoj se vetëm një kualifikim mjafton për ju.
Një finale europiane? Me sa di unë, kemi projekte të financuar. Projekti i ardhshëm është stadiumi i Kukësit. Kjo është pyetja e 15. Unë si presidenti i UEFA-s nuk mund të jap premtime. Procesi është transparent. Shqipëria e ka shansin për të pritur një finale Europiane. Nuk do të ishte korrekte nga ana ime që të jepja premtime.
Unë do të thoja që është stadiumi më i këndshëm në Ballkan. Mund të jetë një nga stadiumet më të rëndësishme në rajon. Nuk do ta krahasoja me Uemblin, sepse nuk ka pikë krahasimi. Krahasimet janë të ndryshme në konkekst dhe rrethana”, deklaroi Ceferin.