Ceferin: Synojmë që Champions dhe Europa League të luhen me tifozë

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ndez dritën jeshile që Final 8 në Champions League dhe Europa League në program për t’u zhvilluar në muajin gusht respektivisht në Portugali dhe Gjermani të luhen në praninë e një numri të reduktuar tifozësh dhe jo me stadiume të boshatisura.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet portugeze dhe gjermane. Të martën kam biseduar personalisht me kryeministrin portugez. Ne do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe do të marrim një vendim së shpejti, me shumë mundësi para shortit që zhvillohet me 10 korrik.

Ne do të donim që tifozët të jenë të pranishëm, por nuk mund të rrezikojmë sigurinë e atyre që përfshihen në ndeshje, edhe nëse është e trishtueshme ta mendosh që ndeshjet më të rëndësishme të futbollit europian mund të luhen në stadiume të boshatisura”, është shprehur Ceferin.

SHKARKO APP