Çekia i bashkohet Shqipërisë dhe “pret biletën” për në EURO 2024

Republika Çeke bind ndaj Moldavisë në takimin e fundit të kualifikueseve Euro 2024, duke “prerë” biletën për në Gjermani. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 3-0 me Çekinë që i bashkohet Shqipërisë në Grupin E dhe siguron Europianin e Gjermanisë, ndërsa Moldavisë, që e mbylli këtë takim me 10 lojtarë, iu “shua’” ëndrra për të marrë pjesë në EURO 2024.

Takimi u zhbllokua në minutën e 14’ nga Doudera që kaloi vendasit në avantazh, teksa në minutën e 55’ miqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Baboglo mori kartonin e dytë të verdhë.

3-0 dhe Çekia shkon në EURO 2024 si e dyta e Grupit E pas Shqipërisë, nëse “kuqezinjtë” mbajnë të paktën barazimin ndaj Ishujve Faroe, me 15 pikë, teksa Moldavia i mbyll këto eliminatore me 10 pikë në vend të katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?