Çekiçi s’di të ndalet, shënon edhe në miqësoren ndaj Bolognës
Trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja e përfshiu në listën e pritjes për grumbullimin e muajit tetor të kombëtares shqiptare por pavarësisht kësaj mesfushori me tipare sulmuese vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij.
Por edhe pse kampionatet janë ndalur për shkak të pauzës së kombëtareve, Endri Çekiçi arriti të linte shenjë me Olimpija Ljubljanën edhe këtë fundjavë teksa arriti të shënonte në portën e Bolognas.
Në miqësoren ndaj skuadrës së Serie A që përfundoi në barazim 2-2, Çekiçi hyrë në fushë nga stoli dhe arriti të shënonte golin e barazimit 2-2 për skuadrën e tij në minutën e 89-të, duke treguar se kalon një formë shumë të mirë.