Cellino: Jam infektuar me koronavirus, absurde të rinis kampionati!
Presidenti i Brescias, Massimo Cellino ka deklaruar se nëse kampionati do të nisë sërish nuk do të lejojë që skuadra e tij të zbresë në fushë, është infektuar me koronavirus. Lajmi i bujshëm është bërë i ditur nga vetë presidenti i “dallëndysheve” në disa intervista për media italiane..
“Kam qenë në Cagliari për disa ditë, pasi isha karantinuar për tre javë në Brescia. Më pas mora një avion privat për të udhëtuar drejt Sardenjës që të kaloja festën e Pashkëve pranë familjes sime. Pas dy javësh karantinë në Cagliari shkova në shtëpi për të kryer testet. Këto të fundit treguan se vajza ime dhe unë ishim prekur nga Covid-19, ndërsa djali nuk e kishte marrë atë.
Presidenti i klubit ku luan edhe mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj tregon edhe për simptomat e para që ka ndierë pas infektimit me koronavirusin, .
“Kam lodhje të tepruar dhe dhimbje të forta në kocka. Kam edhe probleme në mëlçi. Sa për futbollin, më duket absurd fakti që ka akoma debate nëse duhet të luhet apo jo”, përfundoi Cellino.