Cellino: Për Tonalin kam refuzuar Barcelonën dhe Interin, ai do vetëm …
Sandro Tonali është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, teksa për të ka pasur interesim nga shumë klube italiane dhe europiane. Presidenti Massimo Cellino ka rrëfyer se ka marrë oferta të shumta për mesfushorin që krahasohet me Andrea Pirlon, por duket se vetë Tonali preferon qëndrimin në kampionatin italian.
“Presidenti i PSG-së më telefonoi edhe dje për të marrë Sandron në Paris, por ky i fundit nuk preferon transferimin në Francë. De Laurentiis më ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa edhe Fiorentina është gati të provojë shanset e saj, megjithatë vetë Sandro preferon Interin ose Juven.
Në janar Barcelona më ofroi 65 milionë euro dhe dy të rinj interesantë, që vlerësoheshin 15 milionë euro. Tonali është me të tashme dhe të ardhme të ndritur, pasi ka sens pozicionimi, grintë dhe mbi të gjitha pasime të gjata shumë të sakta. Megjithatë për momentin mendojmë të mbyllim me sukses sezonin dhe më pas të shohim”, tha Cellino.