Çelsi i falet Zhirud ndaj Liverpulit, Arsenali shkatërron Bërnlein (VIDEO)
Çelsi ka fituar minimalisht 1-0 super ndeshjen e javës së 37-të në Premier League ndaj Liverpulit, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Champions League. Blutë e Londrës shënuan golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 32-të. Oliver Zhirud kërceu mjaft mirë me kokë, pas një krosimi nga krahu i djathtë i ardhur nga Viktor Mozes.
Liverpuli kërkoi me ngulm golin, por fati dhe portieri Kurtua e ndalën në disa raste. Çelsi me këtë fitore ngjitet në kuotën e 69 pikëve, dy më pak se Totenhemi, dhe 3 më pak se Liverpuli, por ka dhe një sfidë me shumë se këta të fundit për të luajtur.
Në ndeshjen tjetër të të njëjtës orë, Arsenali shkatërroi 5-0 Bërnlein. Aubamejang dy herë, Lakazet, Kolasinaç dhe Iuobi ishin autorët e golave për ekipin e Venger që blindoi vendin e 6-të në renditje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

