Çelsi kalon me vuajtje Noruiç, i falen ruletës së penalltive (VIDEO)

Çelsi ka siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ve në Fa Cup, teksa ka mposhtur në një ndeshje maratonë skuadrën e Noruiç, që është pjesë e Championship. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që në ruletin e penalltive 5-3.

Batshuai kaloi në avantazh Blutë e Londrës në minutën e 55, por ekipi londinez nuk mundi që të ruante avantazhin deri në fundin e kohës së rregullt.

Në minutën e 90, James Leuis shënoi golin e barazimit, duke e dërguar ndeshjen në kohën shtesë. Morata shpërdoron disa mundësi të mira shënimi, ndërkohë që Pedro ndëshkohet me karton të kuq tre minuta nga fundi i 30 minutëshit shtesë. 3 minuta më pas Morata merr dy kartonë të verdhë për një simulim dhe për protestë duke lënë ekipi e tij me 9 futbollistë në goditjet e penalltive. 30 minutat nuk prodhuan asnjë gol, teksa ndeshja shkoi në ruletin e penalltive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga pika e bardhë Çelsi fitoi me rezultatin 5-3, teksa golin final e shënon Hazard. Në turin tjetër Blutë e Londrës do të përballen me Njukasëllin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?