Çelsi si Barcelona, Uillian shënon golin e vitit në Premier League (VIDEO)

Çelsi e ka harruar shumë shpejt paraqitjen e dobët në Fa Cup ndaj Noruiç, teksa fituan vetëm nga ruleta e penalltive. Blutë e Londrës janë duke luajtur ndaj Brajton në transfertë, teksa kanë shënuar dy gola në 7 minutat e para.

Fillimisht ishte ishte Hazard që zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 4, ndërkohë që 3 minuta më pas vjen një gol që duhet ta rishihni përsëritje shumë herë.

Uillian bën një kombinim “alla Barcelona” me Hazard dhe Batshuai, teksa aksioni u mbyll në mënyrën më të mirë nga braziliani. Ky është padyshim goli më i bukur me aksion në këtë sezon në Premier League. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?