Çelsi turpërohet edhe nga Uatfordi, Konten e tradhtojnë sërish (VIDEO)
Çelsi pëson turpërimin e dytë radhazi në Premier League. Blutë e Londrës pas humbjes me Bournemuthin, janë shkatërruar nga Uatfordi me rezultatin 4-1.
Trajneri Konte u tradhtua nga Bakajoiko, që e la skuadrën e tij me një lojtarë më pak, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 30-të. Denei shënoi golin e avantazhit me penallti për vendasit në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë Hazard shënoi golin e barazimit në minutën e 82-të.
Vendasit reagojnë duke shënuar 3 gola të tjerë me Janmat, Deulofeu dhe Pereira, duke i dhënë një goditje të fortë Çelsit, ndërkohë që Konte është thuajse i shkarkuar. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

