Celta Vigo i shkakton një humbje të papritur Realit, Barcelona shkon +4

Real Madrid doli pa pikë nga dueli me Celta Vigo-n në “Santiago Bernabeu”, ku u mund 0-2 në ndeshjen e javës së 15-të të La Ligës, duke humbur terren në garën për kreun.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me të dy skuadrat që tentuan rrugën e golit, por pa sukses. Fraksioni i dytë mori një tjetër ritëm. Celta goditi e para, me një aksion të shpejtë të finalizuar nga Swedberg, i cili shënoi me elegancë pas një asisti të saktë nga Bryan Zaragoza. Pak minuta më pas Real Madrid u fut në një gjendje edhe më të vështirë: Fran Garcia u ndëshkua me dy të verdha brenda një minute, duke e lënë skuadrën e Xabi Alonsos me 10 lojtarë që nga minuta e 64-t.

Në minutat shtesë, Celta shfrytëzoi hapësirat e krijuara dhe Swedberg goditi sërish në kundërsulm, duke vulosur fitoren e meritueshme 0-2 për galicienët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë humbje, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, katër më pak se Barcelona, ndërsa Celta ngjitet në vendin e 10-të me 19 pikë, duke marrë një rezultat madhor në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?