Çështja Salah, Henry: Gaboi që foli në publik, s’duhet të komentonte situatën personale!
Në Angli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja e Mohamed Salah, pas tensioneve të krijuara mes yllit egjiptian dhe trajnerit të Liverpoolit, Arne Slot. Sulmuesi u la jashtë ndeshjes së fundit në Premier League ndaj Leedsit dhe më pas shpërtheu publikisht ndaj teknikut holandez, duke deklaruar se marrëdhënia mes tyre ishte “kompromentuar”.
Deklarata që sollën pasoja të menjëhershme: Salah nuk u grumbullua për sfidën e Champions League në Milano kundër Interit. Për këtë situatë ka folur edhe Thierry Henry, një prej ikonave të Arsenalit dhe Premier League-s.
Francezi kritikoi ashpër zgjedhjen e Salah për t’u shprehur në publik: “Kur skuadra është në vështirësi, nuk duhet të flasësh për situatën tënde personale. Këto gjëra i zgjidh në dhomat e zhveshjes. Edhe unë e kam bërë gjatë karrierës sime.
Hyja në dhomën e zhveshjes dhe shpërtheja. Shkoja te trajneri dhe ankohesha. Kur isha te Barcelona, në një ndeshje më lanë në tribunë. A më dëgjuat të flisja publikisht? Jo. Sepse mbi të gjitha është skuadra dhe duhet ta mbrosh gjithmonë.”
Henry shtoi se e kupton frustrimin e lojtarit, por jo mënyrën se si reagoi: “E kuptoj që ai dëshiron të flasë, por nuk kuptoj momentin dhe mënyrën. Nuk ka kuptim për mua. Salah është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe kjo nuk e zbeh atë që ka arritur te Liverpooli, por ajo që bëri ishte e gabuar.”
KOHA JONË SONDAZH

