Çfarë po ndodh me Ronaldon? Te Portugalia stërvitet rregullisht

Cristiano Ronaldo mori pjesë në seancën e parë për kombëtaren portugeze në prag të dy ndeshjeve kualifikuese ndaj Lituanisë dhe Luksembugut. Sulmuesi doli nga fusha e lojës në duelin ndaj Milanit në fillimin e pjesës së dytë.

 

Pas zëvendësimit nga Sarri gjatë Juventus-Milan e justifikuar me “probleme fizike në ditët e mëparshme”, kampioni luzitan është stërvitur rregullisht me Kombëtaren e Santos në prag të dy ndeshjeve kualifikuese në Euro 2020 kundër Lituanisë e Luksemburgut.

Ronaldo ka punuar pa limite ngarkese, bashkë me shokët dhe me një humor të mirë, sipas asaj që tregon shtypi portugez. Kampioni i Juventus, i dalë në fillim të pjesës së dytë në Juve-Milan sepse nuk ishte në formën më të mirë fizike, ka zbritur në fushë në pjesën e stërvitjes së Portugalisë që Fernando Santos ka lënë të lirë për shtypin.

I pyetur në lidhje me gjendjen e CR7, sulmuesi Gonçalo Paciencia tha: “Nuk e di nëse është gati, nuk kam një diplomë në mjekësi, por duket që është mirë. Gjëja më e rëndësishme është që është këtu, sepse është më i miri në botë“, shtoi ai për A Bola.

Image

SHKARKO APP