Çfarë u bë me 26 mijë dollarët e grumbulluara për Xhakën dhe Shaqirin?

Mbi 26 mijë dollarë u mblodhën online për gjobën e vënë nga FIFA ndaj Xhakës dhe Shaqirit për festimin e tyre me simbolin e shqiponjës pas golave të shënuar ndaj Serbisë.

Por çfarë u bë me këto para të mbledhura?

Rilind Reka, iniciatori i këtij donacioni ka arritur të kontaktoj me Federatën e Futbollit të Zvicrës, duke i pyetur se çfarë të bëjë me këto para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Federata e Zvicrës është përgjigjur, duke i thënë që këto para të shkojnë për bamirësi dhe jo për futbollistët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përshëndetje Rilind. Federata mendon se këto para nuk mund të jepen për futbollistët, por ky donacion është mirë të shkoj për bamirësi”.

Reka mendon se këto para është mirë të shkojnë për shkollat fillore në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare. “Po, kjo është një ide shumë e mirë. Në fund të fundit, kjo varet nga ju. Kur te kryeni këtë, ne mund ta publikojmë këtë në faqen tonë”, ka reaguar federata./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?