Challandes: Ndeshja me Malin e Zi më e rëndësishmja në historinë e Kosovës

Bernard Challandes ka folur për ndeshjet e tetorit në Prishtinë, miqësoren të enjten kundër Gjibraltarit dhe pas 4 ditësh ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 ndaj Malit të Zi.

Trajneri zviceran ka nënvizuar se sfida me malazezët është mjaft e rëndësishme për ëndrrën e ‘Dardanëve’ për kualifikim historik në Euro 2020.

“Pas kësaj është ndeshja me Malin e Zi dhe mund të them se është ndeshja më e rëndësishme e historisë së re të Kosovës”, tha Challandes.

“Me një fitore në këtë ndeshje mund të ëndërrojmë deri në minutën e fundit në ndeshjen me Anglinë”, vijoi ai.

“Mali i Zi nuk ka luajtur dobët me Çekinë, ka pasur raste. Loja me malin e Zi është e rrezikshme. Lojtarët i kanë merituar komplimentet për punën e bërë deri tani. Ky efekt paraqet rrezik për ekipin, nuk duhet te jemi te relaksuar. Nuk duhet te mendojmë se jemi më të mirët. Kosova duhet të luftojë në çdo ndeshje”, deklaroi Challandes.

SHKARKO APP