Challandes: Sfida me Shqipërinë, si përgatitje për kualifikimet e Botërorit

Kosova që tani ka nisur të mendojë për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. Bernard Challandes në këtë mënyrë e sheh miqësoren vëllazërore me Shqipërinë dhe dy sfidat e mbetura në Nations Legaue, përballë Sllovenisë në Lubjanë dhe përballë Moldavisë në Prishtinë.

“Ka kaluar një vit që s’kemi fituar, por nuk kemi zhvilluar ndeshje as në mars e aq në qershor. Ka ardhur më pas një periudhë që nuk ka qenë aspak e mirë për ne. Duhet ta kemi parasysh se vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtarë si Anglia apo Çekia.

Pastaj erdhën ndeshjet e Ligës së Kombeve, por është e qartë se ne e kishim përqendrimin tek sfida me Maqedoninë. Pas asaj ndeshjeje ishte e vështirë të reagonim. Tani jemi në një fazë tjetër, në grumbullimin e fundit për këtë vit. Kjo le të jetë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese të Botërorit”, deklaroi Challandes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?