Champions/ Duel spektakolar mes PSG dhe Liverpoolit, derbi mes Bayernit dhe Leverkusenit

Champions League vijon mbrëmjen e sotme me të tjera ndeshje që premtojnë emocione për fazën e 1/8-ve. Paris Saint Germain pret në shtëpi Liverpoolin.

Një duel që sheh si favorit skuadrën e Slot, që deri më tani ka zhvilluar një sezon perfekt në Champions dhe në kampionat. “The Reds” synojnë të marrin një rezultat pozitiv që në duelin e parë.

Ndeshje mjaft e bukur është dhe derbi gjerman mes Bayern Munich dhe Leverkusen në Alianz Arena. Bavarezët kryesojnë në kampionat, por në Champions llogarit bëhen për 180 minutat e dy ndeshjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera, Inter përballet me holandezët e Feyenoordit, ku skuadra e Inzaghit është ndjeshëm më e favorizuar për shkak të kualitetit që ka, por dhe skuadra holandeze duhet pasur kujdes pasi eliminoi Milanin. Barcelona udhëton në sfidën e parë në Portugali për të sfiduar Benfica-n. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "ROUND OF OF16 16 FIRST-LEG FIXTURES KEYENOORD F F ROTTERDAN TTERD ROT VS P PARIS RIS ERMAIN VS L.F.C. 1904 ECBAYERV MUNCHEN VS VS BAYER Leverkusen kusen FCB VS"

Champions/ Duel spektakolar mes PSG dhe Liverpoolit, derbi Bayern-Leverkusen

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?