Champions/ Interi, Reali dhe Bayerni fitojnë dhe kualifikohen, United pëson humbje shokuese

Interi triumfon 0-1 në Austri përballë Salzburgut, duke siguruar matematikisht kualifikimin së bashku me Real Sociedad. Goli i fitores u realizua nga Lautaro Martinez me penallti pesë minuta nga fundi.

Kualifikohen edhe Real Madrid e Bayern Munchen, me pikë të plota pas raundit të katërt të fazës së grupeve. Skuadra e Carlo Ancelottit triumfoi 3-0 ndaj Bragës me gola të shënuar nga Brahim Diaz, Vinicius, Rodrygo, ndërkohë që dopieta i Harry Kane i dhuroi kampionëve të Gjermanisë suksesin 2-1 kundër Galatasaray-n.

Arsenali mundi 2-0 Sevillan në Londër  me gola të Trossard dhe Saka, duke u konfirmuar në krye të grupit B me 9 pikë. Feston edhe PSV pas triumfit 1-0 ndaj Lensit. Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim fitorja e madhe me përmbysje 4-3 e Copenhagen ndaj Manchester United. Rashford la me një lojtar më pak ekipin e Ten Hag që nga minuta e 42-të.

SHKARKO APP