Champions League/ Bayerni mund PSG në “finalen e parakohshme”, Milani thyen Tottenhamin (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në dy ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt në Champions League, por me vetëm dy gola. Bayern Munich ka arritur një fitore të madhe 1-0 në Paris ndaj PSG, duke hedhur një hap drejt kualifikimit, pasi sfida e kthimit do të luhet në Mynih.

Episodi vendimtar ndodhi në minutën e 53-të, Davies do të jepte një krosim magjik në zonë për Coman, i cili me një goditje të lehtë ka mposhtur portierin Donnarumma. Portieri italian kishte jo pak faj në këtë rast, pasi goditja ishte shumë qendrore.

Mbappe do të barazonte shifrat 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Pavard në fundin e ndeshjes la Bayernin me 10 lojtarë, por vetëm për pak sekonda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani ndërkohë mori një fitore minimale 1-0 ndaj Tottenhamit. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë duelin, duke shënuar që në minutën e 7-të. Theo Hernandez rrëmben topin në zonë dhe më pas godet, por në kthimin e topit nga portieri përfiton Brahim Diaz, i cili në dy kohë e dërgon në rrjetë. Milani administroi deri në fund rezultatin duke shtuar shanset për kualifikim. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?